Bora Zemani feston ditëlindjen, Donaldi emocionon me urimin e tij!

vovalbania January 09, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Bora Zemani feston ditëlindjen, Donaldi emocionon me urimin e tij!

Bora Zemani prej më shumë se një viti tanimë ka qenë kryefjalë e mediave duke nisur që nga moderimi i programit hit “Për’Puthen”, historinë e shumëpërfolur në media mes saj dhe Donald Veshaj dhe së fundmi si prezantuese e “Dancing With The Stars”, programi më i përfolur i kërcimit.

Por, përpos karrierës bukuroshja është gjithashtu shumë e komentuar dhe për momentet e saj private që ndan në rrjete sociale. Ditën e sotme moderatorja feston ditëlindjen e saj. Dhe vetëm një ditë më parë, Bora ka udhëtuar drejt Italisë me njerëzit e saj të dashur, për të pritur atje datën e saj të shënuar.

E sigurisht, urimi më i veçantë dhe më i dashur ishte ai i partnerit të saj, Donald Veshaj. Ai ka postuar në InstaStory-n e tij një foto të Borës teksa luan me doborë, duke i dedikuar fjalët më të ëmbla.

Për ty botën! Gëzuar ditëlindjen shpirt!

Së fundmi, Bora ka qenë e ftuar në “Wake Up”, ku ka folur më shumë për raportin mes të birit dhe partnerit të saj, Donaldit.

Ata kanë marrëdhënie shumë të mirë. Arbori thotë që Donaldi është shoku im i ngushtë. Luajnë ‘playstation’ bashkë.

Nga ana tjetër për sa i përket karrierës, Bora u shpreh se pas “Dancing With The Stars” ka një tjetër projekt. Gjithsesi, bukuroshja zgjodhi të mos tregojë asgjë lidhur me këtë derisa të konkretizohet diçka.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48748 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE