2024 nis me katër aksidente në vend, tetë të plagosur në pak orë në ditën e parë të vitit!

vovalbania January 01, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
2024 nis me katër aksidente në vend, tetë të plagosur në pak orë në ditën e parë të vitit!

Dita e parë e vitit të ri 2024 ka nisur me katër aksidente në vendin tonë me pasojë plagosjen e 8 qytetarëve. Rreth orës 10:00 të mëngjesit, tre automjete u përplasën me njëra-tjetrën në aksin rrugor “Pogradec-Qafë Thanë”, në afërsi të fshatit Udënisht. Për pasojë mbetën të lënduar gjashtë persona, të cilët ndodhen në spitalin e Pogradecit, jashtë rrezikut për jetën.

Disa orë më pas një aksident ndodhi në Lezhë, ku dy automjete u përplasën ‘kokë më kokë’ me njëri-tjetrin pranë kryqëzimit të Urës së Cenit. Për pasojë njëri prej drejtuesve mori lëndime dhe është dërguar për ndihmë mjekësore në spital.

Një tjetër aksident ndodhi kësaj radhe në kryeqytet, në kryqëzimin e rrugës së Elbasanit në Tiranë. Nga përplasja e dy makinave, njëra ka përfunduar në trotuar, duke thyer edhe pemën e mbjellë.

Pak minuta më pas në aksin rrugor “Orikum-Vlorë” 22-vjeçari T. Z., duke drejtuar automjetin tip “Audi”, dyshohet se humbi kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti doli nga rruga. Për pasojë është dëmtuar pasagjeri që udhëtonte me të, A. M., 20 vjeç, i cili u dërgua për ndihmë mjekësore në spitalin e Vlorës.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49463 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE