“Është aktor më i mirë se këngëtar”, Luiz Ejlli ia kthen flakë për flakë Ermal Mamaqit, tallet haptazi me librin e tij

vovalbania January 01, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Është aktor më i mirë se këngëtar”, Luiz Ejlli ia kthen flakë për flakë Ermal Mamaqit, tallet haptazi me librin e tij

Pak kohë më parë Ermal Mamaqi ishte i ftuar në programin “Më lër të flas”, ku teksa u pyet për aftësitë e Luiz Ejllit në aktrim, dha një përgjigje ironike.

Ai u përgjigj se Luizi është aktor më i mirë sesa këngëtar, deklaratë që nuk u prit mirë nga fansat e këngëtarit.

Ky i fundit ishte i ftuar në puntatën e sotme të të njëjtin program, ku ia ktheu flakë për flakë Ermalit.

“Unë nuk jam i kësaj fushe që të them jam aktor i mirë apo jo, por mund të them realisht që edhe ai është shkrimtar shumë më i mirë sesa humorist. Sepse e mbaj mend kur ka qenë panairi i librit, ka pas shkruar një libër ky edhe isha duke pirë kafe, pash njërin që kaloi me librin e tij në dorë. Duke e ndjekur me sy shkoi u ul në trotuar, nxorri stolin e filloi duke i grisur faqet të shiste gështenja”– ia ktheu Luizi po me ironi.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49536 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE