Lajmi i shumëpritur për Kosovën: Liberalizohen vizat në zonën Schengen

vovalbania January 01, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Lajmi i shumëpritur për Kosovën: Liberalizohen vizat në zonën Schengen

Për shqiptarët e Kosovës, viti 2024 nisi mbarë, pasi iu komunikua se nga data 1 janar 2024, mund të udhëtojnë të lirë dhe pa viza në 27 shtetet e zonës Schengen (Gjermani, Austri, Belgjikë, Kroaci, Çeki, Danimarkë, Estoni, Finlandë, Francë, Greqi, Hungari, Islandë, Itali, Letoni, Lihteshtejn, Lituani, Luksenburg, Maltë, Norvegji, Holandë, Poloni, Portugali, Sllovaki, Slloveni, Spanjë, Suedi dhe Zvicër).

Liberalizimi i vizave u jep mundësinë qytetarëve të pajisur me pasaporta biometrike që të vizitojnë një prej 27 vendeve dhe të qëndrojnë për 90 ditë.

Ky është një lajm i shumëpritur për Kosovën.

Duhet theksuar se udhëtimet pa viza shërbejnë vetëm për qëllime turistike, apo çështje familjarë dhe nuk do të thotë leje pune apo përfitime të tjera.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51109 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE