Pasaporta e Republikës së Kosovës fuqizohet më tej, këto janë 48 shtetet që mund të lëvizet pa viza!

vovalbania January 01, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Pasaporta e Republikës së Kosovës fuqizohet më tej, këto janë 48 shtetet që mund të lëvizet pa viza!

Viti i ri 2024 ka nisur mjaft bukur për shqiptarët e Kosovës. Nga kjo e hënë, 1 janar 2024, qytetarët e Kosovës do të mund të udhëtojnë pa viza drejt 27 vendeve të zonës Schengen të Bashkimit Evropian. Udhëtimi pa viza u mundëson qytetarëve të Kosovës të udhëtojnë pa vizë për qëndrime të shkurtra si turistë, por edhe të vizitojnë miqtë apo familjarët, të marrin pjesë në ngjarje kulturore apo sportive, takime biznesi, trajtim mjekësor, për programe arsimore afatshkurtra si seminare, konferenca, punëtori, shkolla verore dhe çdo aktivitet i ngjashëm. Kosova ishte vendi i fundit i Ballkanit Perëndimor, qytetarët e të cilit deri më tani nuk mund të lëviznin lirshëm në zonën Schengen. Kjo pavarësisht faktit se që nga viti 2018, Komisioni Evropian kishte konfirmuar disa herë që Kosova kishte përmbushur të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave, por që disa shtete vazhdimisht kishin shprehur rezerva.

Liberalizimi i vizave u mundëson qytetarëve të Kosovës, që kanë pasaporta biometrike, të qëndrojnë deri në 90 ditë – brenda gjashtë muajsh. Sipas të dhënave të fundit nga Indeksi Botëror i Pasaportave, Republika e Kosovës tani zë një pozitë ku qytetarët e saj mund të udhëtojnë pa viza në 48 vende të botës, me të drejtën për të marrë vizë në pikën e hyrjes (Visa on Arrival) në 41 shtete të tjera. Klikoni këtu për t’i parë shtetet në të cilat qytetarët e Kosovës kanë të drejtë të udhëtojnë pa viza,

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49207 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE