Gjeti letrën që ish e dashura i kishte dërguar atij 60 vite më parë, gruaja tenton të vrasë bashkwshortin!

vovalbania February 02, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Gjeti letrën që ish e dashura i kishte dërguar atij 60 vite më parë, gruaja tenton të vrasë bashkwshortin!

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Florida, ku një e moshuar 71-vjeçare ka përfunduar në prangat e policisë pasi akuzohet se ka tentuar të vrasë bashkëshortin e saj. Xhelozia e Bertha Yalter u bë shkak për sulmin ndaj bashkëshortit të saj, pasi në apartamentin e tyre mbërriti një kartolinë dashurie nga një grua me të cilën ai ka patur lidhje 6 dekada më parë.

Ngjarja ka ndodhur në banesën e tyre në lagjen Eastern Shores të North Miami Beach, ku burri është gjetur i mbuluar në gjak në disa zona të trupit ku janë gjetur dhe shenja kafshimi dhe mavijosje. Është e paqartë se çfarë shkruhej në kartolinë, megjithatë, i lënduari tha se kjo e zemëroi shumë Yalter, e cila gjithashtu u përpoq ta mbyste atë me një jastëk.

Departamenti i Policisë në North Miami Beach tha se zonja Yalter dhe burri i saj janë të martuar për gati 52 vjet. I moshuari është dërguar në spital për trajtim mjekësor pas 3 orësh. Siç raportojnë mediat amerikane, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa, 71-vjeçarja është urdhëruar të qëndrojë në paraburgim në pritje të një seance dëgjimore përfundimtare, të planifikuar për pasditen e sotme, datë 1 Shkurt. Ajo akuzohet për tentativë vrasjeje në shkallën e dytë dhe sulm të rëndë ndaj një personi të moshuar.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49682 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE