Sardi Strugaj i përgjigjet pyetjes nëse do të jetë pjesë e “BBVA 3”

vovalbania January 01, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Sardi Strugaj i përgjigjet pyetjes nëse do të jetë pjesë e “BBVA 3”

Këngëtari Sardi Strugaj, në një telefonatë për “TAR”, i dha fund dilemave nëse do të jetë pjesë e listës së konkurrentëve të edicionit të tretë të “BBVA” që nis më 13 janar.

Sardi u shpreh se i ka ndjekur të dyja edicionet e mëparshme:

“Është një emision që e kam ndjekur dhe vitin e parë edhe vitin e dytë. E pëlqej, është një eksperiment social”, u shpreh ai, duke vijuar: “Por nuk e shoh shumë veten sepse jam natyrë që e dua lirinë, pjesën e familjes dhe shoqërisë (dua) ta kem afër. Edhe gjatë “DWTS” konsultohesha me ta”.

Por, konfirmoi se do të ketë projekte interesante dhe muzikë të mirë:

“Kjo është e sigurt që do të ketë muzikë të mirë, do të publikoj një këngë të re, më pas një këngë të dytë, më pas edhe bashkëpunimi me Semi Jaupajn”.

Para pak ditësh, Sardi përmbylli rrugëtimin në “DWTS”, duke shkuar në finale, së bashku me Enxhi Nasufin, e cila ngriti kupën e spektaklit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48748 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE