Armando Broja feston vitin e ri në krahë të së dashurës, shtohen zërat për një largim nga Chelsea…

vovalbania January 02, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Armando Broja feston vitin e ri në krahë të së dashurës, shtohen zërat për një largim nga Chelsea…

Sulmuesi i Kombëtares, Armando Broja i cili nuk pa kalon aspak një moment të mirë në ekipin e tij, e kaloi natën e ndërrimit të viteve, në praninë e të dashurës së tij. Bëhet fjalë për influenceren Xhejd Uills e cila jeton në Mbretërinë e Bashkuar, ku edhe është njohur me Brojën. Ka qenë pikërisht Xhejd Uills e cila së fundmi ndau në rrjetin e saj social një “Story” duke festuar Vitin e Ri 2024 në krahët e yllit shqiptar Armando Broja. Çifti duket tepër i lumtur, teksa me kalimin e muajve, lidhja e tyre po shkon drejt konsolidimit. Vlen të theksohet fakti se në të kaluarën Broja ka qenë në një lidhje me një vajzë shqiptare, me të ciën qëndroi rreth 1 viti e gjysëm.

Sa i përket karrierës, sulmuesi kuq e zi nuk po kalon një formë të mirë shoqëruar me formën e dobët që po kalon dhe skuadra e tij, Chelsea në kampionatin anglez të futbollit. Mos të harrojmë se në verë, Shqipëria do të marrë pjesë në kampionatin europian dhe Brojës i duhet të jetë në formën e tij më të mirë duke luajtur sa më shumë minuta. Në kuadër të këtij fakti, janë shtuar shumë zërat dhe lajmet për një transferim të tijin në një klub tjetër në muajin janar. Merkatoja e transferimeve është e hapur dhe mbetet për t´u parë se çfarë do të bëjë sulmuesi kuq e zi në ditët në vazhdim.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49207 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE