Horoskopi për muajin Janar 2024: Peshorja, Akrepi dhe Shigjetari

vovalbania January 02, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Horoskopi sot: 2 nëntor 2023

Peshorja

Këtë muaj debatet dhe problemet do jene aq të mëdha saqë mund të mendoni të largoheni përfundimisht nga gjithçka. Për të dashuruarit do jetë një periudhë e paqëndrueshme. Mund të keni zënka të forta, por njëkohësisht do kaloni edhe momente pasionante. Ditët do jenë të turbullta. Nëse jeni beqarë vetëm pas javës së dyte mund të mendoni për gjëra serioze sepse deri atë kohë do keni veçse joshje dhe mundësi për aventura. Shëndeti do vijë javë pas jave duke u përmirësuar falë përkudjesit që do keni për veten. Nëse doni që gjendja financiare të jetë e mirë vazhdoni të shpenzoni me maturi dhe mos prisni të pasuroheni. Në punë do ju duhet më tepër përkushtim dhe përpjekje për të arritur atje ku keni dashur.

Akrepi

Gjatë këtij muaji do ju pushtojë një ndjenjë dyshimi që nuk do ju lejojë të jetoni të qetë. Jeta në çift nuk do jetë gjithë kohës e mirë kështu që kujdes me çdo hap që do hidhni. Dijeni qe me kokëfortësi e me inat nuk keni për të arritur askund. Ju beqarët do endeni sa andej këndej dhe vetëm javën e fundit do mund të takoni persona që mund t’iu përshtaten. Shëndeti do ketë disa shqetësime të vogla, por që do kalojnë shpejt falë përkujdesjes së familjarëve tuaj. Për financat do jetë muaj me fat. Gjendja do përmirësohet ndjeshëm në një mënyrë të habitshme. Në punë do merrni komplimente dhe shpërblime për gjithçka që keni arritur. Bravo për iniciativat dhe këmbënguljen.

Shigjetari

Ky do jetë një muaj mjaft harmonik dhe i mbushur edhe me surpriza. Nëse jeni në një lidhje duhet ta shfrytëzoni në maksimum çdo moment pranë partnerin dhe mund të bëni edhe ndonjë çmenduri të vogël. Nëse do ndiheni mirë mund t’ia lejoni çdo gjë vetes kështu që mos mendoni çfarë do thonë të tjerët. Ju beqarët duhet të përfitoni nga sezoni veror dhe nga plazhi për të joshur sa më tepër. Shumë shpejt keni për ta ndryshuar statusin. Gjendja shëndetësore nuk do jetë e keqe, por as ashtu si e keni dëshiruar. Dhimbjet e kokës dhe të shpinës nuk do mungojnë. Financat do jenë herë të mira dhe herë delikate. Mundohuni të mos shpenzoni me tepricë sepse do keni probleme serioze. Në pune bëni atë që do ju duket më e arsyeshmja dhe do e shihni që do vlerësoheni. Edhe të papunët do jenë me fat.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49597 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE