E rrallë, gjyqtari gabon dhe ndeshja do të riluhet në kampionatin belg! Ja për çfarë bëhet fjalë…

vovalbania January 26, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
E rrallë, gjyqtari gabon dhe ndeshja do të riluhet në kampionatin belg! Ja për çfarë bëhet fjalë…

Të shpeshta janë protestat dhe polemikat për vendimet e arbitrave në një ndeshje futbolli. Por pavarësisht protestave, vendimet e gjyqtarëve nuk janë kthyer mbrapsht pasi ndeshja ka mbaruar. E vetmja ndihmë ishte futja e sistemit VAR që pritej të ndihmonte dhe të korrigjonte gabimet e arbitrave brenda fushës së lojë por deri tani duket se sistemi VAR i ka shtuar akoma dhe më tepër polemikat dhe kontestimet.

Komisionet Disiplinore të Federatës Belge të Futbollit kanë ndërmarrë një vendim shumë të veçantë, që krijon një precedent të rrezikshëm për të ardhmen. Ndeshja mes Anderleht dhe Genk do të riluhet për shkak të një vendimi të gabuar të gjyqtarit në ekzekutimin e një penalltie. Ndeshja e luajtur me 23 dhjetor, kishte përfunduar 2-1 për Anderlehtin, por në fund Genk kishte humbur një penallti me Heinen i cili pa Shmajkëll t’i grushtonte sferën. Jira Sor i Genk kishte shtyrë më pas topin në rrjetë, por me VAR ishte vërtetuar se kishte hyrë në zonë para goditjes ndaj goli ishte anuluar. Megjithatë, edhe dy lojtarë të Anderleht kishin hyrë në fushë para kohe dhe në këtë rast, sipas rregullores, penalltia duhej gjuajtur edhe një herë. Rifillimi i lojës nga gjyqtari me rivënie të portierit ka sjellë protestat e Genk që i është drejtuar komisioneve disiplinore duke siguruar një vendim në favor të vet sot dhe tashmë pret të mësojë datën kur do të riluhet ndeshja.

Nga ana tjetër, Anderlehti ka reaguar ashpër duke e cilësuar vendimin të pakuptimtë e duke bërë të qartë që do ta apelonin në çdo instancë të mundshme. “Komisioni Disiplinor praktikisht thotë që nga tani e tutje, çdo gabim i një gjyqtari mund të sanksionohet si një gabim ndaj rregullave të lojës. Dhe prandaj çdo gjyqtari do t’i duhet shumë më tepër kohë që të marrë vendime në fushën e lojës, me pasoja të rënda. Jemi të gjithë të tronditur nga vendimi”, tha Valter Damen, avokati i klubit të Anderleht.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48804 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE