Liberalizimi i vizave në Kosovë, Borrell: “Vendim historik! Sjell përfitime të rëndësishme!”

vovalbania January 02, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Liberalizimi i vizave në Kosovë, Borrell: “Vendim historik! Sjell përfitime të rëndësishme!”

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell tha se hyrja në fuqi e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës është vendim historik i BE-së. Në një shkrim në rrjetin social X, ai tha se kjo sjell përfitime të rëndësishme si për Kosovën ashtu edhe për BE-në.

Hyn në fuqi një vendim historik i BE-së. Qytetarët e Kosovës që nga sot mund të udhëtojnë në BE pa viza. Kjo sjell përfitime të rëndësishme si për Kosovën ashtu edhe për BE-në. I gjithë Ballkani Perëndimor tashmë është i lidhur me zonën Shengen përmes liberalizimit të vizave.

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, dje u organizua udhëtimi i parë i 50 qytetarëve, që fituan udhëtimin drejt Vjenës në kuadër të të një fushate informuese të autoriteteve lidhur me liberalizimin e vizave.

A historic decision by the EU enters into force. Kosovo’s citizens can as of today travel to the EU visa-free.

This brings significant benefits to both Kosovo & the EU.

The entire Western Balkans are now connected to the Schengen area through visa liberalisation#EUIntegration

— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) January 1, 2024

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se për vite të tëra qytetarët u privuan nga e drejta për të lëvizur pa viza në zonën Schengen. Kosova ishte vendi i fundit i Ballkanit Perëndimor, qytetarët e të cilit deri më tani nuk mund të lëviznin lirshëm në zonën Schengen.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48987 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE