REL: “Më 2024, sytë drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi”!

vovalbania January 02, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
REL: “Më 2024, sytë drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi”!

Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë është emërues i përbashkët i shumë pritjeve në Kosovë, si të qytetarëve të rëndomtë, ashtu edhe politikanëve.

Rabit Mani, nga Prishtina, thotë:

Kjo çështje duhet të zgjidhet patjetër në vitin 2024, edhe me presion ndërkombëtar. Qeverinë e Kosovës e pret kjo sfidë.

Bajram Kallaba, nga Kamenica, thotë:

Po shpresojmë në përkrahjen e miqve tanë, nga Amerika dhe Evropa, që të gjendet një modul i përshtatshëm që nuk e rrezikon Kushtetutën e Kosovësa.

Ai i referohet themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, për të cilin Kosova është zotuar me një marrëveshje me Serbinë qysh në vitin 2013. Megjithatë, Asociacioni nuk është themeluar ende, nga frika se kompetencat e tij të gjera mund të ndikojnë në funksionalitetin e shtetit. Bashkësia ndërkombëtare, së voni, ka rritur trysninë mbi Kosovën për ta formuar atë dhe mbi Serbinë për ta njohur de facto Kosovën, duke e parë këtë si rrugë të vetme për normalizimin e marrëdhënieve mes tyre.

Dy vendeve, në fund të tetorit, u është paraqitur edhe një plan për këtë qëllim, të cilin kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, e kanë pranuar në parim. Miodragu, qytetar serb nga Mitrovica e Veriut, thotë se formimi i Asociacionit mbetet prioritet për popullatën kryesisht serbe të kësaj zone.

Një asociacion si tërësi… dhe jo një asociacion i krijuar nga Kurti, që do të ngacmojë siç po ngacmon tani, duke konfiskuar mallrat serbe.

Qeveria e Kosovës nuk iu përgjigj pyetjeve të Radios Evropa e Lirë se cilat janë pritjet dhe sfidat që ajo i konsideron të rëndësishme për vitin 2024. Por, duke iu referuar normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë në vitin e ri, kryeministri Kurti shkroi në Facebook më 22 dhjetor se për qeverinë e tij prioritet mbetet siguria e Kosovës, integriteti territorial dhe përmirësimi i kushteve të jetesës së të gjithë qytetarëve, pa dallim.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49243 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE