Sulmi me dron në Bejrut, vritet zyrtari i lartë i Hamasit!

vovalbania January 02, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Sulmi me dron në Bejrut, vritet zyrtari i lartë i Hamasit!

Një shpërthim në Bejrut të martën shkaktoi vrasjen e zyrtarit të lartë të Hamasit, Saleh Arouri dhe tre personave të tjerë, thanë zyrtarë të Hamasit dhe ata të grupit libanez të Hezbollahut. Agjencia Kombëtare e Lajmeve e Libanit tha se shpërthimi, në të cilin u vranë katër persona, u shaktua nga një dron izraelit. Zyrtarët izraelitë nuk pranuan të komentonin për incidentin.

Sipas VOA:

Nëse Izraeli është përgjegjës për këtë sulm, incidenti mund të shënojë një përshkallëzim të madh të konfliktit në Lindjen e Mesme. Udhëheqësi i Hezbollahut, Sayyed Hassan Nasrallah është zotuar se do të hakmerret ndaj çdo sulmi izraelit ndaj zyrtarëve palestinezë në Liban.

Zyrtari i Hamasit, Bassem Naim konfirmoi për agjencinë e lajmeve Associated Press se zoti Arouri u vra në shpërthimin në Liban. Një zyrtar i Hezbollahut, duke folur në kushte anonimiteti, tha gjithashtu se në këtë sulm është vrarë zyrtari i Hamasit, Saleh Arouri.

Saleh Arouri, një nga themeluesit e krahut ushtarak të Hamasit, ka udhëhequr operacionet e grupit në Bregun Perëndimor. Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu kishte kërcënuar se do ta vriste atë edhe para fillimit të luftës Hamas-Izrael më 7 tetor. Shpërthimi tronditi lagjen Musharafieh në pjesën jugore të kryeqytetit libanez, një bastion i grupit militant Hezbollah, i cili është një aleat i Hamasit. Shpërthimi shkaktoi një zjarr të madh në rrugën Hadi Nasrallah në jug të Bejrutit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48893 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE