Biden dhe Trump sërish drejt përballjes që mund të trondisë politikën amerikane!

vovalbania January 02, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Biden dhe Trump sërish drejt përballjes që mund të trondisë politikën amerikane!

Zgjedhjet presidenciale amerikane janë tronditur në vitet e fundit nga katastrofat ekonomike, nga gafat tronditëse, video sekrete dhe pandemia. Por, megjithë përshtjellimin që karakterizoi këto fushata, paqëndrueshmëria e zgjedhjeve presidenciale të këtij viti ka pak paralelizma në kohërat moderne dhe paraqet sfida të mëdha për të ardhmen e demokracisë amerikane.

Gjyqësori nuk ka qenë kurrë kaq i ndërlidhur me zgjedhjet presidenciale që nga periudha kur Gjykata e Lartë praktikisht vendosi përfundimin e zgjedhjeve në favor të republikanit George W. Bush ndaj rivalit demokrat Al Gore. Në javët në vazhdim, Gjykata e Lartë pritet të shqyrtojë nëse shtetet mund të heqin nga fletëvotimet emrin e ish-Presidentit Donald Trump, për shkak të rolit që ai luajti për trazirat në Kapitol më 6 janar 2021. Ndërkaq, një gjykatë federale apeli po shqyrton argumentin e ish-Presidentit Trump se ai gëzon imunitet nga ndjekja penale.

Këto lëvizje po bëhen ndërsa prokurorët nga Nju Jorku, në Uashington dhe në Atlanta po punojnë për 91 akuza që burojnë nga katër çështje penale për pothuajse gjithçka, që nga roli i tij në trazira dhe deri tek përpjekjet për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2020 dhe pagesat për të siguruar heshtjen e një aktoreje të filmave pornografikë.

Në varësi se si do të shkojnë apelimet e ish-Presidentit Trump, ai mund të dalë para gjykatës që në 4 mars, dita përpara të ashtuquajturës Super e Marta, kur një numër i madh shtetesh amerikane mbajnë zgjedhjet paraprake. Mund të krijohet kështu situata e paprecedentë kur ai mund të arrijë të bëhet kandidati zyrtar për president i Partisë Republikane ndërsa gjendet në sallën e gjyqit.

Nga ana e demokratëve, Presidenti Joe Biden po kërkon të rizgjidhet, ndërkohë që duket se po lehtësohet inflacioni i lartë që karakterizoi pjesën më të madhe të mandatit të tij të parë. Por, kjo nuk është mjaftueshëm për të qetësuar votuesit, apo për të ulur shqetësimet e gjera në të dyja kahet e politikës, se në moshën 81 vjeçare ai është thjesht në moshë shumë të madhe për këtë detyrë.

Me të tilla pasiguri, pak njerëz mendojnë se rregullat tradicionale të politikës do të vlejnë për zgjedhjet e këtij viti. Jim Messina, që drejtoi fushatën për rizgjedhjen e ish-Presidentit Barack Obama, tha se ish-Presidenti Trump mundet edhe të fitojë ndaj Presidentit Biden gjatë zgjedhjeve në vjeshtë, madje edhe duke qenë në burg.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49832 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE