Luizi mes lotësh bën rrëfimin prekës: Jam gati të lë çdo gjë për…

vovalbania January 03, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Luizi mes lotësh bën rrëfimin prekës: Jam gati të lë çdo gjë për…

Luiz Ejlli është përlotur teksa ka qenë i ftuar në njëemision televiziv, ka folur për prindërit e tij.

I pyetur nëse do të kthehet e ëma në Shqipëri për t’i rritur vajzën, Luizi tha që për momentin ajo ndodhet jashtë vendit nën kujdesin e mjekëve, megjithëse sipas tij nëna gjithmonë i thoshte që të bëjë një fëmijë për t’ia rritur ajo.

“Nëna për momentin është nën kujdesin e mjekëve, atje është afër motrës. Gjithmonë më thoshte bëje një fëmijë që ta rris unë, tani i them jepi erdhi koha”– tha ai.

Nga ana tjetër këngëtari nuk la pa përmendur edhe babain e tij të ndjerë, ku mes lotësh Luizi tha se është i gatshëm të lërë çdo gjë që ka arritur vetëm që ta takojë 5 minuta për ta shikuar se ku ka arritur i biri.

 “Jam gati të lë çdo gjë, që askush të mos më njoh në rrugë vetëm të takoja babain tim 5 minuta të shikonte se çfarë kam sot ku kam arritur”– u shpreh ai i përlotur.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49668 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE