Armando Broja drejt largimit nga Chelsea, shkak shoku i Cristiano Ronaldos në kombëtaren portugeze!

vovalbania January 04, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Armando Broja drejt largimit nga Chelsea, shkak shoku i Cristiano Ronaldos në kombëtaren portugeze!

Sulmuesi kuq e zi Armando Broja, nuk po kalon aspak një formë të mirë sportive, shoqëruar me formën e dobët që po kalon dhe skuadra e tij, Chelsea në kampionatin anglez të futbollit. Mos të harrojmë se në verë, Shqipëria do të marrë pjesë në kampionatin europian dhe Brojës i duhet të jetë në formën e tij më të mirë duke luajtur sa më shumë minuta. Në kuadër të kësaj, janë shtuar shumë zërat dhe lajmet për një transferim të tijin në një klub tjetër në muajin janar. Merkatoja e transferimeve është e hapur dhe mbetet për t´u parë se çfarë do të bëjë sulmuesi kuq e zi në ditët në vazhdim.

Sulmuesi mund të nisë një aventurë të re në janar, por lajmi i fundit nga “The Sun” tregon se kjo aventurë mund të jetë jashtë Anglisë.E interesuar për sulmuesin shqiptar është Uest Hemi, por duket se Çelsi ka plane të tjera për të.Prestigjiozja britanike mëson se “Blutë” janë të gatshëm për ta ofruar Brojën te Benfika plus 60 milionë euro në këmbim të yllit të ri të Portugalisë. Bëhet fjalë për mbrojtësin Antonio Silva, i cili ka shkëlqyer me skuadrën portugeze dhe kjo e fundit e vlerëson atë 90 milionë euro. 20-vjeçari shihet si zëvendësuesi i duhur i Tiago Silvës dhe për këtë arsye Çelsi po mundohet me çdo kusht për të bindur gjigandin e Portugalisë. Gjithashtu Benfika mund të jetë një mundësi e mirë për Brojën, duke parë që ajo është njohur gjithmonë për punën që bënë me talente.

Ndërkohë sa i përket jetës private Broja e kaloi natën e ndërrimit të viteve, në praninë e të dashurës së tij. Bëhet fjalë për influenceren Xhejd Uills e cila jeton në Mbretërinë e Bashkuar, ku edhe është njohur me Brojën. Ka qenë pikërisht Xhejd Uills e cila së fundmi ndau në rrjetin e saj social një “Story” duke festuar Vitin e Ri 2024 në krahët e yllit shqiptar Armando Broja. Çifti duket tepër i lumtur, teksa me kalimin e muajve, lidhja e tyre po shkon drejt konsolidimit. Vlen të theksohet fakti se në të kaluarën Broja ka qenë në një lidhje me një vajzë shqiptare, me të ciën qëndroi rreth 1 viti e gjysëm.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49831 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE