Tashmë Microsoft vjen me një buton të personalizuar për Inteligjencën Artificiale…

vovalbania January 04, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Tashmë Microsoft vjen me një buton të personalizuar për Inteligjencën Artificiale…

Jo shumë kohë më parë Google, Microsoft dhe Meta bashkuan forcat për të formuar një komitet drejtues për të përmirësuar sigurinë e aplikacioneve përmes Aleancës së Mbrojtjes së Aplikacioneve të ristrukturuara, e cila tani është pjesë e familjes së Fondacionit Linux. Treshja planifikon të zgjerojë fushëveprimin e Aleancës për të inkurajuar zbatimin e përbashkët të standardeve të industrisë për sigurinë e aplikacioneve.

Nga ana tjetër, kompania e Microsoft po vazhdon zgjerimin e saj në Inteligjencën Artificiale. Microsoft po sjell një ndryshim të ri në botën e teknologjisë pas gati 30 vjetësh, duke prezantuar një buton dedikuar Inteligjencës Artificiale (Al) në tastierat e tij Windows. Duke filluar nga ky muaj, shumë kompjutera të Microsoft Windows 11, do të shfaqin butonin “Copilot” që shoqërohet me Inteligjencë Artificiale. Me shtypjen e butonit, përdoruesi i bën thirrje chatbotit të Al, për t’i ndihmuar me kryerjen e detyrave të ndryshme. Madje, ai mund të krijojë edhe këngë, pa e ditur përdoruesi se si të luajë një instrument apo të këndojë.

Edhe pse ende nuk dihet se cilët prodhues kompjuterësh do të instalojnë butonin Copilot, bëhet e ditur se ai do të vendoset pranë butonit Space, dhe në shumë raste do të zëvendësojë CTRL-në. Ndërsa Inteligjenca Artificiale është më e përhapur në telefona sesa kompjuterë, Microsoft e ka quajtur vitin 2024 si “viti i Al për PC”, moment i cilësuar si simbolik në botën e teknologjisë, pasi shumë prej kompanive e luftojnë revolucionin e Al. Sipas nënkryetarit ekzekutiv të Microsoft, Yusuf Mehdi, ky ndryshim është mjaft transformues në udhëtimin e Windows.Ndryshe, Microsoft nuk është e vetmja kompani me taste të personalizuara. Apple ka konceptin e tastit Command, ndërsa Google një buton kërkimi në Chrome.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48804 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE