Nga DWTS tani në BBV3?! Arnita Beqiraj thyen heshtjen…

vovalbania January 04, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Nga DWTS tani në BBV3?! Arnita Beqiraj thyen heshtjen…

Vetëm pak ditë na ndajnë nga nisja e edicionit të tretë të “Big Brother VIP”, e duket se përgatitjet janë drejt fundit. Dy ditë më parë vetë, producentja Sara Hoxha bëri me dije se këtë vit formati do të vijë me disa ndryshime, nga arredimi i shtëpisë deri te banorët që do të marrin pjesë.

Deri tani kemi disa emra që përflitet se do të jenë banorë të ‘reality show-t’ të famshëm, ku mes tyre është edhe Arbër Cepani, kjo një eksperiencë e dytë për të pasi është shpallur edhe fituesi i “Big Brother 1”. Megjithatë u përfol se edhe partnerja e tij, regjisorja Arnita Beqiraj do të merrte pjesë, por së fundmi ajo ka shuar kuriozitetin për ndjekësit duke mohuar zërat.

Teksa ka bërë një bashkëbisedim virtual me ndjekësit e saj në Instagram, dikush e ka pyetur nëse do jetë pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Arnita ka vendosur të përgjigjet vetëm me një “Jo”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50114 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE