Deklarata e papritur, Ferdinand Dervishi zbardh episodin e panjohur: Si e rrëmbeu Garda Fatos Nanon në shtator ’98

vovalbania January 22, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Deklarata e papritur, Ferdinand Dervishi zbardh episodin e panjohur: Si e rrëmbeu Garda Fatos Nanon në shtator ’98

Gazetari Ferdinand Dervishi tregoi në emisionin Review në Euronews Albania se si u largua kryeministri Fatos Nano në 98 kur Kryeministria u sulmua me tanke.

Duke e krahasuar me ngjarjen e 21 janarit, kur thuhej se garda po mbronte kryeministrin që ishte në zyrë, Dervishi tregoi se si garda e kishte marrë Nanon zvarrë dhe e kishin futur në makinë për ta larguar nga rrëmuja.

“Në 14 shtator ‘98 u sulmua kryeministria, Nano ishte aty, me tanke antitanke dhe kallash. Nanon e morën badigardët zvarrë, e futën në makinë dhe e larguan nga kryeministria. E mori dot Berisha pushtetin? Që atë ditë Berishës iu dha një leksion që pushteti nuk merret me dhunë, merret me vota”, tha Dervishi

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50114 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE