Vazhdojnë reagimet! Edhe Enca i kundërvihet Dojna Memës: “Më vjen për të qeshur…”

vovalbania January 04, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Vazhdojnë reagimet! Edhe Enca i kundërvihet Dojna Memës: “Më vjen për të qeshur…”

E ftuar pak ditë më parë në emisionin “Oxygen”, Dojna diskutoi mbi jetën luksoze që shfaqet në rrjete sociale, “vajzat e Instagramit” dhe presionin ndaj djemve të rinj për të bërë para.

Deklarata e moderatores mori komente të shumta dhe shumë personazhe që janë pjesë e medias kanë reaguar për këtë.

Ndërsa një pjesë e duartrokitën moderatoren, një pjesë tjetër e sulmuan.

Fillimisht ishte Rike Roçi ajo që u kundërvu, më pas blogerja Fjorda Llukmani e tani më edhe Enca.

Përmes një postimi në Instastory, Enca u shpreh: “Se më vjen për të qeshur kur thonë “Mos u besoni rrjeteve sociale, se gjithçka është një gënjeshtër, njerëzit nuk e kanë atë jetë, janë në të vërtetë të trishtuar etj, etj. Vërtet të gjithë postojmë në social media pjesët më të bukura të jetës (ose thjesht çfarë duam të ndajmë), por ka edhe njerëz që janë vërtet të lumtur, që jetojnë vërtet bukur, që janë vërtet të pasur, vërtet të dashuruar”, u shpreh ajo, duke shtuar: “Por kanë edhe njerëz që e kanë jetë të vërtetë! Mos u përpiqni t’i bëni të gjithë të duken ‘miserable’ që të ndiheni më mirë me veten”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48866 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE