Broja drejt largimit nga Chelsea?! Trajneri Pochettino flet qartë për të ardhmen e sulmuesit kuq e zi…

vovalbania January 05, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Broja drejt largimit nga Chelsea?! Trajneri Pochettino flet qartë për të ardhmen e sulmuesit kuq e zi…

Sulmuesi kuq e zi Armando Broja, nuk po kalon aspak një formë të mirë sportive, shoqëruar me formën e dobët që po kalon dhe skuadra e tij, Chelsea në kampionatin anglez të futbollit. Mos të harrojmë se në verë, Shqipëria do të marrë pjesë në kampionatin europian dhe Brojës i duhet të jetë në formën e tij më të mirë duke luajtur sa më shumë minuta. Së fundmi Broja është shfaqur në krah të dashurës së tij teksa po shijonte pushimet e ndërprerjes së kampionatit.

Emri i Armando Brojës është përfshirë vazhdimisht në zërat e merkatos gjatë muajve të fundit të vitit që sapo u mbyll, por 2024 e sheh atë si qendërsulmuesin titullar të Çelsit. Mungesa e Xhekson i cili shkon të luajë me Senegalin në Kupën e Afrikës, ka bërë që shqiptari të gradohet titullar në javët e ardhshme dhe këtë e konfirmoi vetë trajneri Mauricio Poçetino. Tekniku i Çelsit, në konferencën për shtyp para ndeshjes së Kupës FA ndaj Preston, theksoi se Broja ishte alternativa kryesore e sulmit të tij në këto momente, edhe për faktin se Nkunku nuk ishte riaftësuar ende plotësisht. Trajneri u shpreh duke thënë:

Për Armandon, është një mundësi e madhe për aktivizimin e tij. Mund t’ju them se Kristofer nuk do të nisë titullar ndeshjen nesër, pasi ka kaluar disa shqetësime gjatë javës, por do të jetë pjesë e skuadrës. Duhet të jemi të kujdesshëm me të, siç ua kam thënë.

Armando ka mundësinë që të përfshihet më shumë, pasi unë mendoj se ai është një nga sulmuesit tanë kryesorë. Kjo është një mundësi e mirë për të, që të tregojë veten. Ne kemi shumë besim te ai dhe potenciali dhe cilësitë e shkëlqyera që ka dhe tani të harrojë dëmtimin që kaloi vitin e shkuar.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48765 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE