Martohet për herë të dytë reperi Fero, ja kush është vajza që i “vodhi” zemrën

vovalbania January 05, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Martohet për herë të dytë reperi Fero, ja kush është vajza që i “vodhi” zemrën

Besimi në fenë Islame, ka sjellë një sërë ndryshimesh drastike në jetën e ish-reperit Fero. Dhe këtë herë nuk po flasim për largimin nga muzika, pasi këtë e ka vërtetuar koha.

Fero, i cili tashmë njihet me emrin e tij të ri Khattab, thuhet se ka lidhur kurorë me një grua të re të besimit islam dhe për këtë arsye është larguar edhe nga rrjetet sociale.

Sipas Gazetës Insajderi, ish-reperi i cili po i përkushtohet fesë Islame, ka vendosur të largohet përfundimisht nga rrjetet sociale dhe arsyeja është martesa e tij me një grua të re, e cila po ashtu si Khattab i takon besimit islam.

Kujtojmë se Fero ka qenë më parë i martuar me bukuroshen Arbenita Ismajli, me të cilën ka një vajzë. Rrugët e tyre u ndanë pak muaj më parë, pasi ish-reperi përfundoi në pranga i akuzuar për dhunë ndaj modeles.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49342 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE