Ditea Berisha në “Big Brother VIP 3”?! Ja çfarë zbulon Sarah për ndjekësit…

vovalbania January 05, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ditea Berisha në “Big Brother VIP 3”?! Ja çfarë zbulon Sarah për ndjekësit…

Blogerja e njohur, Sarah Berisha, fitoi popullaritet më të madh pasi u bë pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP”. Në edicionin e parë të reality show-t, ajo arriti që të fitonte zemrën e publikut me karakterin e saj.

Sarah është mjaft aktive në profilin e saj në Instagram ku ndan me 311 mijë ndjekësit momente të ndryshme nga jeta e saj profesionale dhe ajo private. Në postimet e saj nuk mungon dhe e motra, Ditea Berisha, e cila është gjithashtu një emër i njohur për publikun.

Së fundmi, Sarah ka bërë një bashkëbisedim virtual me ndjekësit, të cilët kanë qenë kuriozë që të dinë sa më shumë gjëra rreth saj. Por ka patur nga ata që e kanë pyetur edhe për të motrën. Teksa po afrohet dita që të nisë transmetimin edicioni i tretë i “Big Brother VIP”, dikush e ka pyetur blogeren nëse Ditea do të jetë pjesë e shtëpisë më të madhe në Shqipëri. “A do të jetë Ditea në BBV?”, është pyetja drejtuar Sarah, e cila ka kthyer përgjigje duke postuar një foto të saj së bashku me motrën dhe krahas shkruan:

Aaa këtë vërtetë që s’e di.

Sarah Berisha është një blogere e njohur, shumë e dashur për publikun. Bukuroshja sjell gjithnjë trende sa i përket veshjeve dhe di të guxojë me stil. Sugjerimet dhe këshillat e saj shpeshherë merren parasysh, teksa në disa raste mund të ngrenë debat. Të ftuar së fundmi në premierën e filmit “5 Herë Jo”  Sara dhe Dj Pm nuk mund t’i shpëtonin gazetarëve dhe sidomos pyetjeve pikante të Ronaldo Sharkës. Kohët e fundit është aluduar shumë për një shtatzani të mundshme të Sarës dhe të pyetur për këtë çifti është përgjigjur:

Nuk ka gjë, lajmet dalin se mua më fryhet barku dhe njerëzit mendojnë se jam shtatzanë. Nuk ka gjë më të bukur po vitin tjetër besojmë…  

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48649 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE