E rëndë në Itali, pas divorcit nga bashkëshortja burri hedh vajzën e tij nga ballkoni dhe tenton vetëvrasjen!

vovalbania January 05, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
E rëndë në Itali, pas divorcit nga bashkëshortja burri hedh vajzën e tij nga ballkoni dhe tenton vetëvrasjen!

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Venecia, ku një burrë hodhi vajzën e tij nga ballkoni i banesës dhe më pas tentoi vetëvrasje. Ngjarja ndodhi në Cinto Caomaggiore. Mediat italiane raportojnë se autori ishte ndarë nga gruaja. Mësohet se vajza 5-vjeçare u transportua me urgjencë me helikopter në spitalin e Trevisos me kod të kuq për shkak të traumës në kokë, ndërkohë që babai i saj nuk u lëndua.

Zhurmat e shkaktuara nga rënia e babait dhe vajzës kanë zgjuar nga gjumi fqinjët, të cilët kanë lajmëruar menjëherë urgjencën. Në vendngjarje, përveç personelit shëndetësor dhe policisë, kanë qenë të pranishëm edhe zjarrfikëset për të hapur derën e shtëpisë, pasi fillimisht është menduar se brenda shtëpisë ka qenë edhe dikush tjetër. Policia po heton rreth ngjarjes në fjalë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49342 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE