Kirby: “Qëndrimi i administratës ndaj rajonit të Ballkanit nuk ka ndryshuar”!

vovalbania January 05, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Kirby: “Qëndrimi i administratës ndaj rajonit të Ballkanit nuk ka ndryshuar”!

Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë John Kirby i tha Zërit të Amerikës, se qasja e Washington-it ndaj Europës e rajonit të Ballkanit nuk ka ndryshuar. Këto komente, Kirky i bëri në përgjigje të një pyetje si reagim, mbi një artikull redaksional të gazetës ‘Washington Post’, ku thuhet se Presidenti Biden ndoqi politikën e mbështetjes së Presidentit autoritar serb Aleksandar Vuçiç në përpjekje për ta larguar atë nga Rusia.

Ky qëndrim duket gjithnjë e më shumë si një dështim.

Zoti Kirby nuk bëri komente të mëtejshme. Kohët e fundit, pas zgjedhjeve të parakohshme, Serbia është përfshirë nga një valë protestash të opozitës, e cila akuzon qeverinë për parregullsi masive dhe manipulime në procesin e 17 dhjetorit.

Në artikullin redaksional të ‘Washington Post-it” thuhet se zoti Vuçiç dhe Kryeministrja Ana Brnabiç akuzuan perëndimin për protestat dhe i quajtën ato një përpjekje për të rrëzuar qeverinë. Artikulli vijon:

Duke nxitur pakënaqësi kundër Perëndimit e duke u rreshtuar me Moskën, zoti Vuçiç fiton pikë para grupeve nacionaliste, ndërsa kundërshtarët e tij demokratë, i etiketon si shërbëtorë të interesave të huaja. Zoti Vuçiç në takimet private i siguron vazhdimisht zyrtarët perëndimorë se ai po bën përpjekjet më të mira të mundshme që kombi i tij ‘i pabindur’ të jetë pjesë e Bashkimin Europian dhe se ai është partneri i tyre, i vetëm dhe i besueshëm. Edhe pse disa kriza të rrezikshme gjatë vitit të kaluar në Kosovën fqinje kanë pasur gjurmë gishtash serbe, Shtetet e Bashkuara kanë shmangur fajësimin e qartë të njërës palë, duke preferuar të bëjnë thirrje për qetësi.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48725 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE