Lirohet nga burgu ish-kampioni paraolimpik Oscar Pistorius, vrau të dashurën pasi e ngatërroi me një hajdut!

vovalbania January 05, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Lirohet nga burgu ish-kampioni paraolimpik Oscar Pistorius, vrau të dashurën pasi e ngatërroi me një hajdut!

Ish-ylli i lojërave paraolimpike, Oscar Pistorius është liruar me kusht nga burgu në Afrikën e Jugut, pas gati 11 vjetësh pasi vrau të dashurën e tij, Reeva Steenkamp. Ai e qëlloi më armë disa herë në vitin 2013 dhe më vonë u shpreh se e kishte ngatërruar për hajdut. 37-vjeçari ishte dënuar për vrasje në vitin 2015 pasi një gjykatë e apelit e rrëzoi një verdikt të mëparshëm për vrasje të qëllimshme.

Ai do të jetojë nën vëzhgim dhe kushte të rrepta deri në skadimin e dënimit në vitin 2029. Sipas ligjit të Afrikës së Jugut, të gjithë të dënuarit kanë të drejtë të merren në konsideratë për lirim me kusht pasi ta kalojnë gjysmën e dënimit të përgjithshëm në burg.

Pistorius ka qenë në burg që në tetor të vitit 2014. Pistorius ka lindur në Afrikën e Jugut në vitin 1986. Në moshën 11 muajshe, të dyja këmbët i janë amptuar për shkak të një defekti të lindur. Ai vazhdoi të konkurronte në Lojërat Paraolimpike dhe u bë i pari i atlet me këmbët e amputuara që konkurroi në Lojërat Olimpike.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48804 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE