“Orët e vona të së shtunës pritet…”, meterologu Hakil Osmani zbulon surprizat e motit në fundjavë

vovalbania January 05, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Orët e vona të së shtunës pritet…”, meterologu Hakil Osmani zbulon surprizat e motit në fundjavë

Dita e shtunë dhe e diel do të jenë nën mbizotërimin e motit të paqëndrueshëm, duke krijuar mundësi për reshje shiu dhe dëbore.

Meteorologu Hakil Osmani thekson se reshjet e shiut do të nisin pasditen e së shtunës në zonat jugore dhe më pas në orët e vona do të përfshijnë gjithë vendin.

“Intervale kthjellimesh dhe kalime vranësirash gjatë ditës së sotme, ku më të dukshme do të jenë në pjesën e dytë të ditës, duke krijuar mundësi për momente të pakta me pika shiu. Maksimumet ditën e sotme pritet që të jenë rreth vlerës 17-18 gradë celcius. E shtuna, në pjesën e parë të ditës do të jetë me mot të qëndrueshëm, me intervale me kthjellime por pjesa e dytë e ditës do të zhvillojë vranësirat duke krijuar mundësi për reshje shiu. Herë pas here në formën e rrebesheve. Si fillim do të jenë prezente gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes në zonat jugore dhe më pas në orët e vona të natës, parashikohet që të përfshihet i gjithë territori shqiptar. Maksimumet gjatë të shtunës do të kenë një rritje të ndjeshme, duke bërë që të regjistrohet vlera edhe 19 gradë në mesditë dhe 3 gradë në orët e para të mëngjesit në zonat lindore. Parametri i erës gjatë të shtunës do të jetë mjaft problematik, me një shpejtësi 75 km/orë, duke bërë që të kemi problematikë sa i përket trafikut detar. E diela mbetet në mbizotërimin e motit të paqëndrueshëm me vranësira, reshje shiu e dëbore në zonat malore pasi do të kemi një rënie të temperaturave, duke bërë që vlerat në qytetet e zonave malore të zbresin në 1 gradë ndërsa në maksimumet në orët e mesditës, në zonat perëndimore pritet të jenë në 15 gradë.“, tha ai.

Rajoni do të ketë mot të qëndrueshëm të shtunën ndërsa e diela do të ketë dëborë në një pjesë të mirë të Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe zonave lindore në Mal të Zi.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48802 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE