Përkeqësimi i situatës hidrometeorologjike në Vlorë, ndalohet udhëtimi i mjeteve të vogla lundruese!

vovalbania January 05, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Përkeqësimi i situatës hidrometeorologjike në Vlorë, ndalohet udhëtimi i mjeteve të vogla lundruese!

Situata hidrometeorologjike në gjirin e Vlorës është përkeqësuar, duke bërë që të pezullohet udhëtimi i mjeteve të vogla lundruese nga dita e sotme në orën 18:00 deri në datën 7 janar. Shpejtësia e erës do jetë 25-23 m/s dhe lartësi dallge deri në 2.50 metra brenda gjirit të Vlorës, ndërsa jashtë gjirit era do jetë me shpejtësi 35-40m/s dhe lartësia e dallgëve nga 3.50 deri në 4.50 metra.

Të gjitha mjeteve të vogla lundruese si anijet e peshkimit që operojnë jashtë gjirit të Vlorës janë njoftuar për marrjen e masave për sigurimin e tyre.

Ndërsa anijet e transportit ndërkombëtar detar për pasagjer dhe automjete do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve përkatëse.

Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike  në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas orës 06:00 të datës 8 janar./TCH

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49220 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE