Përmbyset gjithçka? Jo nga TikTok, pista e re për vetëvrasjen e 41 vjeçares në Durrës

vovalbania January 05, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Përmbyset gjithçka? Jo nga TikTok, pista e re për vetëvrasjen e 41 vjeçares në Durrës

Burime nga grupi hetimor kanë zbuluar për News24 se se përveç pistës së bullizimit në rrjetin social Tik-Tok, po hetohen edhe pista të tjera bazuar në indicie dhe dëshmi të deritanishme të marra nga policia e Durrësit lidhur me vetëvrasjen e 41-vjeçares Bedrie Loka.

Policia ka marrë edhe dëshminë e vajzës të së ndjerës. News24 ka mësuar se grupi hetimor ka marrë dëshmitë e vëllezërve të së ndjerës të cilët kanë dhënë pista të tjera që nuk lidhen vetëm me denoncimin për bullizimin në rrjetet sociale të cilat e ndjera i kishte denoncuar 13 muaj më parë, por edhe me marrëdhëniet familjare.

Grupi hetimor ka këqyrur edhe telefonin e të ndjerës, por nga këqyrja paraprake deri tani nuk ka rezultuar ndonjë prove implikuese që të përfshijë personat me të cilët ka komunikuar sidomos para aktit ekstrem.

Telefoni pritet t’i nënshtrohet një ekspertize më të thelluar dhe nga Policia po merren dëshmi të tjera të personave që mund të kenë dijeni direkte dhe indirekte lidhur me ngjarjen.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49545 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE