Stano: Së shpejti pritet të fillojë themelimi i Asociacionit!

vovalbania January 05, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Stano: Së shpejti pritet të fillojë themelimi i Asociacionit!

Zëdhënësi i Be-së, Peter Stano ka deklaruar se së shpejti do fillojë thellimi i asociacionit të komunave me shumicë serbe. Në një deklaratë për REL ai shprehet: Në këtë fazë të avancuar të procesit, pritet që së shpejti të fillojë me themelimin e Asociacionit së komunave me shumicë serbe. Kosova është e ftuar të japë komentet dhe sugjerimet e saj për draftin që është në tryezë.

Bashkimi Evropian thotë se Kosova në dhjetë vjetët e fundit ka pasur rastin të paraqesë një draft-propozim për formimin e Asociacionit.

Tani, sipas zëdhënësit të BE-së, Peter Stano, pritet që Prishtina zyrtare të ndërmarrë hapa konkretë. Ai përsëriti se draft-statuti i hartuar nga BE-ja është një mënyrë moderne evropiane për zgjidhjen e çështjes së ndjeshme të mbrojtjes së pakicave./tch

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48978 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE