Reperi Clifford Harris dhe bashkëshortja e tij akuzohen për përdhunim!

vovalbania January 05, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Reperi Clifford Harris dhe bashkëshortja e tij akuzohen për përdhunim!

Reperi Clifford Harris dhe gruaja e tij, Tameka Harris akuzohen për përdhunim. Sipas një raporti të New York Times, një grua e paditi çiftin, duke pretenduar se në vitin 2015, ata e kishin droguar dhe përdhunuar. Viktima e supozuar, e cila mbetet anonime, pretendon se ata u takuan në një club në Los Angeles, ku ajo u drogua, u dërgua në një hotel dhe u abuzua.

Në padi, ajo thotë se Tiny i ofroi asaj dhe shoqes së saj një pije, të dy e pranuan atë. Çifti i ftoi të dy në hotel, por vetëm viktima e dyshuar i ndoqi. Fillimisht në dhomë kishte edhe persona të tjerë. Së shpejti, atyre iu kërkua të largoheshin dhe mbetën vetëm me të. Ajo pretendon se të tre kanë bërë dush, e kanë masazhuar dhe ajo ka filluar të ndihet e trullosur. Në padinë që ka bërë, ajo thekson gjithashtu se ka vjellë dhe i ka rënë të fikët deri në mëngjes, kur është zgjuar me dhimbje.

Avokati i reperit T.I. dhe Tiny i mohon akuzat. “Qëndrimi ynë është i qartë. Jemi të pafajshëm, nuk do të rrëzohemi dhe presim me padurim ditën e gjyqit”,-theksohet në deklaratën zyrtare të çiftit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50114 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE