Mes Ervinit, Vesës, Fatjonit dhe Gabrieles, banori që u eleminua ishte…

vovalbania January 30, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Mes Ervinit, Vesës, Fatjonit dhe Gabrieles, banori që u eleminua ishte…

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.

Gjatë spektaklit të kaluar u hap një televotim për banorët më të preferuar. Publiku zgjodhi si 3 më të preferuarit Ilnisën, Romeon dhe Julin . Më pak të preferuarit Ervini, Gabriele dhe Elvisi do të shkonin në nominim së bashku me Vesën për mbrëmjen e sotme.

Për shkak të zarfit të kuq që kishte ardhur në shtëpi për Eglën, si lidere e shtëpisë, ajo duhet të bënte një zgjedhje. Egla duhet të zëvendësonte një nga të nominuarit me një tjetër banor të shtëpisë dhe zgjedhja e saj ishte të shpëtonte Elvisin dhe të sakrifikonte Fatjonin.

Mes Ervinit, Gabriele, Vesës dhe Fatjonit, ai që u eleminua nga shtëpia mbrëmjen e sotme ishte Ervini.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48935 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE