Kush janë shqiptarët që u dhunuan në Malin e Zi?

vovalbania January 06, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Kush janë shqiptarët që u dhunuan në Malin e Zi?

Janë zbuluar emrat e tre të rinjve shqiptarë të cilët raportohet se u dhunuan barbarisht nga persona të paidentifikuar në territorin e Malit të Zi.

Ata janë shtetasit Klodjan Meaj, Azem Dervishi dhe Doris Kopaci, të cilët ishin nisur për Gjermani. Pasi kanë zbritur nga trageti në Kotor, janë dhunuar nga 8 persona të veshur me veshje ushtarake. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:30 të kësaj të shtune. Sipas informacioneve paraprake të rinjtë shqiptarë janë goditur me shkelma dhe grushte pa asnjë arsye.

Njëri prej tyre ndodhet në gjendje më të rëndë shëndetësore dhe për momentin po merr ndihmë mjekësore në urgjencën e spitalit në Mal të Zi. Shqiptarët nuk kanë shkëmbyer asnjë fjalë me personat që i kane nxjerrë me forcë nga makina dhe dhunuar, prandaj nuk dihet nacionaliteti i tyre.

Të afërmit e tyre kanë kërkuar ndihmë nga policia shqiptare.

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Mal të Zi, Ministria e Brendshme ka njoftuar se ka ministri Balla ka marrë kontakt me ministra të Qeverise së Malit te Zi dhe ka kërkuar informacion lidhur me këtë ngjarje të ndodhur Herceg Novi.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49207 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE