“Do e provoja prapë”/ Kush është ish-banorja e BBV që kërkon të rikthehet në këtë program

vovalbania January 06, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Do e provoja prapë”/ Kush është ish-banorja e BBV që kërkon të rikthehet në këtë program

Nutricionistja, Diola Dosti ishte një ndër banoret më të komentuara të edicionit të dytë të ‘Big Brother Vip’, kjo për shkak të historisë të jetës së saj, divorcit nga bashkëshorti dhe sfidat për të rritur fëmijët e saj. Diola padyshim solli dinamika me lojën në shtëpinë më të famshme, ndërsa ka shprehur dëshirën ta provojë sërish si eksperiencë, pa u menduar dy herë. Në një intervistë dhënë për Telegrafin ku ndër të tjera ka folur për karrierën e saj, nuk ngurroi të tregonte edhe emocionet që përjetoi me pjesëmarrjen në Big Brother VIP Albania 2. Diola tha se nuk është penduar fare për hyrjen dhe se ky format televiziv të mëson shumë. Madje ajo tregoi se do të hynte sërish në këtë “reality show”.

“Nuk jam penduar fare, përkundrazi nëse do të kisha mundësi dhe kohë do isha futur përsëri, do kisha përdorur këtë që kam përdorur gjithmonë vetveten. Ky format televiziv të mëson shumë gjëra, të mëson ndoshta në raport me njerëzit e tjerë, aktorët e tjerë, pjesëtarët e tjerë që ishin në formatin e Big Brother nuk kanë qenë vetvetja, kanë përdorur lojë, kanë përdorur strategji”, u shpreh ajo.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48803 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE