Liverpooli pa Salah/ Klopp: “Kemi lojtarë të tjerë, por jo si Mo”!

vovalbania January 06, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Liverpooli pa Salah/ Klopp: “Kemi lojtarë të tjerë, por jo si Mo”!

Liverpool do të jetë një nga klubet e prekura në janar nga mungesa e lojtarëve që do të përfaqësojnë ekipet e tyre përkatëse. Mo Salah do të jetë i grumbulluar me Egjiptin për Kupën e Kombeve të Afrikës dhe Wataru Endo ndjek Japoninë në Kupën e Azisë.

Jurgen Klopp, trajneri i “The Reds”, për mungesat që do të ketë në këtë periudhë, deklaroi:

Nëse do të thosha se u uroj atyre fat, do të gënjeja. Ndoshta ata do të kthehen pas fazës së grupeve, nuk do të isha i pakënaqur me këtë, por nuk ka gjasa. Por gjithsesi fat, sigurisht që do të doja që ata të fitonin trofetë përkatës, shpresoj të kthehen shëndoshë e mirë, pa lëndime. Jam i sigurt se do të gjejmë një mënyrë për t’i zëvendësuar. Ne kemi lojtarë të tjerë, por jo si Mo Salah, kjo nuk është e mundur. Do të përdorim ata që kemi. A duam të luajmë pa Mo? Sigurisht që jo, por do të gjejmë një mënyrë dhe duhet ta konfirmojmë në fushë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49533 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE