Një bashkëpunim Dua-Ora? Dy yjet lënë mëritë pas për një super projekt

vovalbania January 06, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Një bashkëpunim Dua-Ora? Dy yjet lënë mëritë pas për një super projekt

Rita Ora është gati të lërë pas keqkuptimet me Dua Lipën dhe dëshiron të bëjë një këngë me të.

Yjet e muzikës pop, kanë pasur një raport të ftohtë gjatë viteve, por tani Rita është gati të vazhdojë përpara, shkruan The Sun.

Ajo ka rishikuar një ide të propozuar më parë për të bërë një bashkëpunim.

Këtu përfshihen edhe Bebe Rexha dhe Ava Max, të cilat gjithashtu janë shqiptare dhe Rita shpreson të lidhet me Duan për ta realizuar atë.

Për fluksin e këngëtareve nga Evropa Juglindore, Rita tha:

“Tani kemi Dua Lipën dhe Bebe Rexhën dhe është e mrekullueshme. Unë mendoj se është një gjë e natyrshme që ne krahasohemi, veçanërisht pasi nuk ka shumë prej nesh në atë pjesë të botës. Por ne nuk mund të ishim më ndryshe, ne të treja”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49306 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE