Ilvi Begolli

vovalbania January 07, 2024 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Ilvi Begolli

Ilvi Begolli u lind në Tiranë, Shqipëri në vitin 1985. Është diplomuar në Universitetin ‘Zoja e Këshillit të Mirë’ -Tor Vergata (Romë) në Fakultetin  e Mjekësisë, dega fizioterapi në vitin 2008. Më pas në vitin 2011 kreu studimet pas universitare me titull ‘Master Profesional’ në Universitetin ‘Zoja e Këshillit të Mirë’ -Tor Vergata (Romë) me titull ‘Management per il funzioni di coordinamento nel’ambito sanitario’ në Fakultetin e Fizioterapisë.

Në vitin 2017 ka përfunduar studimet shkencore me titull ‘Master I Shkencave’ në  ‘Universitetin e Mjekësisë’ Tiranë dega Fizioterapi. Në vitin 2023 regjistrohet në ciklin e tretë të studimeve me titull Doktoraturë Phd në Fakultetin e Shkencave të lëvizjes pranë ‘Universitetit të Sporteve’ të Tiranës.

Karriera e z.Begolli si fizoterapist filloi në vitin 2007-2008 si një nga studentet e dalluar pranë Universitetit Zoja e Këshillit te  Mire në ‘Qendrën e Rehabilitimit dhe Mjekësisë Sportive’ në Spitalin Katolik ‘Zoja e Këshillit të Mirë.’ Në vitin 2009 mori rolin e pedagogut të brendshëm pranë Universitetit ‘Zoja e Këshillit të Mirë dhe një vit më vonë u emërua si ‘Përgjegjës i Klinikës dhe Tutor klinik’ i degës së Fizioterapisë pranë këtij universiteti.

Në vitin 2014 themelon klinikën e tij private ‘Orthomed Sport’ ku shumë fizioterapistë janë punësuar ndër vite pranë kësaj qendre. Në vitin 2015 bëhet pjesë e ekipit Kombëtar të Futbollit për tu larguar në vitin 2017. Në vitin 2019 emërohet si Shef i Shërbimit te ‘Klinikës së Rehabilitimit Fizioterapeutik’ pranë Qendrës Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’ Tiranë, post të cilin e zotëron dhe sot.

Ne vitin 2020 rimerr postin e fizioterapistit pranë Ekipit Kombëtar A të futbollit dhe bëhet themelues i Departamentit të Mjekësisë Sportive pranë Federatës Shqiptare të Futbollit duke mbajtur postin e Koordinatorit të këtij departamenti, post të cilin e zotëron aktualisht. Në vitin 2020 emërohet në rolin e pedagogut të brendshëm në ‘Fakultetin e Shkencave te Rehabilitimit pranë ‘Universitetit të Sporteve të Tiranës’, post të cilin e mban dhe sot.

Z.Begolli ka marrë pjesë dhe ka kontribuar në shumë konferenca e seminare brenda dhe jashtë vendit duke u bërë dhe përfaqësues i UEFA-s për programet që ajo zhvillon në vendin tonë në fushën e mjekësisë. Gjthashtu ai ka ideuar implementimin e figurës së fizioterapistit në Kujdesin Shëndetësor Parësor në rang vendi duke bërë të mundur punësimin e shumë fizioterapistëve.

Vlen per tu theksuar një eksperiencë radiofonike në vitin 2007 pranë Radio ’Iliria’ 92 MHz ku ai ka pasur rolin e prezantuesit në një emision sportiv. Flet rrjedhshëm gjuhën franceze, angleze dhe atë italiane. Eshtë i martuar me Nejlën dhe ka dy fëmijë Mei (6) dhe Elko (2).

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49833 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE