Si asnjëherë më parë, Alketa Vejsiu poston fotot me mamanë

vovalbania January 07, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Alketa Vejsiu bën reagimin e parë pas ikjes së të atit: “S’do jem kurrë më i njëjti njeri”

Moderatorja e njohur, Alketa Vejsiu, është mjaft aktive në profilet e saj në rrjetet sociale.

Në “Instagram”, ajo ndan me 1.1 milion ndjekësit momente të ndryshme nga përditshmëria.

Gjithashtu Alketa mundohet që të jetë sa më pranë fansave edhe me bashkëbisedimet virtuale që bën herë pas here me ta.

Kështu ka bërë edhe së fundmi, e ndjekësit kësaj radhe kanë qenë shumë kuirozë të dinë sa më shumë për familjen e moderatores.

Të shumtë kanë qenë ata që i kanë kërkuar foto me mamanë e saj dhe Vejsiu nuk ka ngurruar që t’u bëjë qejfin ndjekësve të saj.

“Mamin s’të kam parë asnjëherë t’i bësh surprizë apo t’a nxjerrë në një foto bashkë! Nëna është e shtrenjtë!”, i ka shkruar dikush.

E kësaj, moderatorja e dashur për publikun i është përgjigjur me një video ku shfaqet krah nënës së saj. Që të dyja dëgjohen duke i thënë fjalë dashurie njëra-tjetrës.

“Alketa për babin ke folur dhe ngushëllime, po për mamin nuk dimë asgjë”, i ka shkruar një tjetër më pas.

Vejsiu ka postuar sërish një foto me mamanë e saj dhe krahas shkruan:

“Xhulja”, duke e shoqëruar me një zemër të madhe.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49386 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE