Detaje nga ekzekutimi mafioz me snajper në Vlorë/Babai i viktimës i arratisur nga burgu!

vovalbania January 08, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Detaje nga ekzekutimi mafioz me snajper në Vlorë/Babai i viktimës i arratisur nga burgu!

Ekzekutimi mafioz në Vlorë, policia vijon hetimet. Një plumb në kokë i mori jetën 23-vjeçarit Gëzim Sinomataj, në ballkonin e banesës. I riu që sapo ishte kthyer nga Belgjika u qëllua me snajper kur kishte dalë për të pirë cigare. 15 persona u morën në pyetje lidhur me vrasjen. Mësohet se pas ekzekutimit, në Vlorë ikën dritat dhe qyteti u përfshi nga errësira.

Autorët u larguan nga vendi i ngjarjes, të ndihmuar edhe nga errësira dhe dogjën automjetin tip “BMW” me të cilin dyshohet se kryen krimin.  Makina e tyre u gjet nga policia në lagjen “24 Maji”. Para disa kohësh, pranë banesës së viktimës ishte vënë tritol.

Gëzim Sinomataj ishte djali i Sokol Sinomatajt, i cili u arratis nga burgu i Peqinit në vitin 2017, pasi mori leje, por nuk u kthye më. Pasi doli nga burgu, mori të vëllanë Bernardin dhe djalin, duke u larguar nga Shqipëria e dyshohet se u vendosën në Belgjikë. Në vitin kur u arratis, Sokol Sinomataj vazhdonte të vuante dënimin per vrasjen e Elton Tatos dhe plagosjen e Robert Borakut, ngjarje që sipas vendimit të Gjykatës së Vlorës ka ndodhur në qershor të vitit 2002.

Gjithashtu, njihej si ushtar i grupit të Gaxhait. Sokol Sinomataj dhe Armando Sulejmani (Cipuri), pavarësisht se u gjetën fajtorë nga Shkalla e Parë e Krimeve të Rënda për pjesëmarrje në bandën e armatosur të Gazmir Brakës (Gaxhai), Gjykata e Lartë në vendimin Nr.48, i shpalli fajtorë vetëm “Për vjedhje me dhunë”.

Kjo mund të jetë pista e parë për vrasjen e djeshme në Vlorë, por do të jenë hetimet që mund të nxjerrin në dritë të tjera pista.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50514 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE