Pas një udhëtimi 4 mujor, anija hapësinore indiane arrin orbitën diellore…

vovalbania January 08, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Pas një udhëtimi 4 mujor, anija hapësinore indiane arrin orbitën diellore…

Anija e misionit Aditya-L1 të Indisë, ka hyrë në orbitën e Diellit pas një udhëtimi katër mujor, 1,5 milion kilometra larg nga Toka. Aditya-L1 u nis në shtator me një sërë instrumentesh për matjen dhe vëzhgimin e shtresave diellore, ndërsa tani është bërë e ditur se ka arritur në orbitën përfundimtare për të zbuluar misteret e lidhjes Tokë-Diell. Kryeministri indian, Narenda Modi, e ka cilësuar këtë mision si dëshmi e përkushtimit të shkencëtarëve, pasi është i pari nga çdo vend në Azi.

India ka një program hapësinor relativisht me buxhet të ulët, por është zhvilluar gjithnjë e më shumë që kur dërgoi për herë të parë një anije hapësinore në orbitën e Hënës në vitin 2008.Të interesuara për vëzhgimin e shtresave diellore janë parë edhe Japonia dhe Kina, të cilat kanë nisur misionet e tyre të vëzhgimit. Shteti indian ishte vendi i parë aziatik që dërgoi një anije në orbitë rreth Marsit në vitin 2014, dhe pritet të nisë një mision tre ditor në orbitën e Tokës këtë vit.

Rikujtojmë se vetëm pak ditë më parë kompania me mision hapësinor e Elon Muskut, SpaceX lançoi në hapësirë edhe 21 satelitë të Starlinkut. Nisja e këtyre satelitëve ishte përgatitur të bëhej nga mesi i dhjetorit, por që nuk u realizua dot. Por, ajo që është e veçanta e këtij lansimi të fundit është se në mesin e 21 satelitëve të Starlinkut, gjashtë prej tyre do të ofrojnë për operatorët shërbime celulare. SpaceX tha në një deklaratë se satelitët do t’ju mundësojnë operatorëve të rrjetit celular në mbarë botën të ofrojnë akses global të pandërprerë në mesazhe, telefonata dhe shfletim, kudo, përfshirë në tokë, liqene ose ujëra bregdetare.“Kjo do të ofrojë lidhjen e shërbimeve celulare kudo në Tokë. Kështu që kjo është një zgjidhje e shkëlqyeshme për vendndodhjet pa lidhje celulare, megjithatë nuk do të thotë se është konkurruese me rrjetet celulare ekzistuese tokësore”, shkroi Musk në X.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48745 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE