Publikohen shifrat, ja se cilat ekipe kanë më shumë tifozë në shkallët e stadiumit…

vovalbania January 08, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Publikohen shifrat, ja se cilat ekipe kanë më shumë tifozë në shkallët e stadiumit…

Futbolli evropian vazhdon të jetë më i ndjekuri në botë. Ndonëse pas ikjes së Cristano Ronaldos dhe Leo Messit nga futbolli evropian, duket sikur ka humbur pak nga magjia që ishim mësuar për gjithë këto vite me rradhë. Përfundimi i vitit 2023 ka mundësuar edhe kopsitjen e statistika të ndryshme në fushën e futbollit. Mes tyre rezulton edhe pjesëmarrja më e lartë në stadiumet më emblematike në botë. Në bazë të të dhënave nga “Transfermarkt”, e cila e ka zgjeruar habitatin e shifrave edhe në pistë e tifozëve theksohet se Barcelona qëndron në krye për vitin 2023 me mesataren 83.273 tifozë.

Barcelona pasohet nga dy skuadrat legjendare të futbollit gjerman si Borusia e Dortmundit dhe Bajerni i Mynihut, respektivisht në vendin e dytë dhe të tretë. Verdhezinjtë grumbullojnë 81.312 mbështetës, ndërsa rivalët e përbetuar nga Mynihu pozicionohen në kuotën e 75.003. Mançester Junajtidi, Interi, Milani, Uest Hami, Roma, Totenhemi dhe Reali i Madridit mbyllin 10-tëshen e parë. Në gjysmën e dytë të kësaj tabele gjenden kampe me peshë si Arsenali, Sëlltiku, Atletiko e Madridit, Flamengo, Benfika, Ajaks e deri te kampionët e Champions-it, Mançester Siti. Vlen të ceket se tabloja në fjalë përkon vetëm me kampionatet në shtetet përkatëse, pa përfshirë kompeticione e tjera si Kupat, Superkupat apo garat ndërkombëtare.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49207 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE