Trafik droge edhe me Shqipërinë, 11 të akuzuar në Malin e Zi!

vovalbania January 08, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Trafik droge edhe me Shqipërinë, 11 të akuzuar në Malin e Zi!

Në Malin e Zi, Prokuroria Speciale, SDT ngriti akt-akuzë ndaj një grupi prej 11 anëtarësh për trafik droge e armësh, si dhe porositjen e një vrasjeje. Prokuroria pretendon se grupi është formuar nga Milan Jankoviç nga Barani e Toni Junçaj nga Tuzi. Ata dyshohen për trafik lëndësh narkotike, krijimin e organizatës kriminale dhe trafik armësh, ndërsa për vrasje akuzohet edhe Milan Miloviç nga Sutomore.

Përveç Jankoviçit, Junçajt e Miloviçit, sipas dyshimeve të SDT-së janë edhe Darko Vukçeviç nga Podgorica, i cili po vuan një dënim, Bozhidar Vukçeviç, Sllađan Gjinoviç e Spasoje Zlatiçanin nga Zeta, Alen Đoleviç nga Tuzi, Filip Krstonijević po nga Tuzi, Anton Ljucđonaj nga Podgorica, si dhe shtetasi shqiptar Nikolino Pepaj e të tjerë persona të panjohur.

Gjatë viteve 2021 dhe 2022, të pandehurit Jankoviç e Junçaj kanë organizuar një grup kriminal në territoret e Malit të Zi, Shqipërisë, Serbisë, Bosnjë e Hercegovinës, Kroacisë, Austrisë e Holandës. Veprimtaria e organizatës kriminale zhvillohej prej një kohe të gjatë e në shkallë ndërkombëtare.

SDT akuzon grupin se rekrutoi të tjerë anëtarë të organizatës kriminale, duke organizuar trafikun e marijuanës nga Mali i Zi për në vendet fqinje e më tej në shtetet anëtare të Bashkimit Europian. Sipas prokurorisë, kjo organizatë përdorte telefona me aplikacione të enkriptuara për të komunikuar.

SDT dyshon edhe se grupi ka kontaktuar me disa persona nga Shqipëria, Kroacia e Bosnja e Hercegovina me qëllim trafikun e marijuanës, duke marrë celularë të koduar, siguronte para’ për blerje droge, si edhe fonde për anëtarët e një organizate kriminale që personalisht e nëpërmjet anëtarëve të tjerë duhej të trafikonin marijuanë nga Mali i Zi për në vendet përreth dhe të BE-së.

Anëtarët e organizatës kriminale dhe persona të tjerë të panjohur, siç thuhet në aktakuzë, për të realizuar planin kriminal, kanë pranuar të kryejnë detyra sipas urdhrave të organizatorëve.

Gjithashtu, një prej të pandehurve akuzohet se ka blerë 12 pistoleta të markave dhe kalibrave të ndryshëm në Tivar në maj të vitit 2021 e një “Heckler&Koch” (HK), model USP Compact, kalibër të paspecifikuar, pa u pajisur me dokumente përkatëse për armët.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48689 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE