Një tjetër VIP bëhet nënë me anë të një ‘nënë surrogate’/ Paris Hilton flet për zgjedhjen e emrit dhe planet për zgjerimin e familjes

vovalbania February 23, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Një tjetër VIP bëhet nënë me anë të një ‘nënë surrogate’/ Paris Hilton flet për zgjedhjen e emrit dhe planet për zgjerimin e familjes

Paris Hilton ka zbuluar emrin e djalit të saj dhe partnerit Carter Reum në podcastin e saj “This Is Paris”.

“Emri i djalit tim të bukur është Phoenix Barron Hilton Reum,” tha ajo. “Carter dhe unë jemi shumë krenarë që e mirëprëpritëm atë në botë.”

41 vjeçarja, tregoi se ajo ka në plan që të bëjë dhe një vajzë dhe t’ja vendosë emrin London.

“Unë kam planifikuar emrat e fëmijëve të mi për vite dhe vite,”- shpjegoi ajo, duke vënë në dukje se Phoenix gjithashtu qëndron për “shpresën, rilindjen dhe transformimin”.

Jo vetëm që emri i parë i Phoenix ka rëndësi, por Hilton vazhdoi të tregonte se ajo zgjodhi emrin e tij të mesëm për nder të gjyshit të saj të ndjerë, Barron Hilton.

“Ai ishte gjithmonë shembulli im, dhe unë e shikoja gjyshin tim aq shumë, dhe ishim shumë afër dhe më mungonte çdo ditë, kështu që me të vërtetë doja ta nderoja duke ia vendosur emrin e tij në djalit tim të parë,” tha ajo.

Hilton i befasoi ndjekësit e saj në Instagram me një foto të dorës së djalit të saj më 25 janar, pasi i uroi mirëseardhjen. Ylli e solli në jetë vogëlushin nëpërmjet një nëne surrogate.

“Të dua më shumë sesa fjalët mund ta përshkruajnë,” shkroi ylli i “Simple Life”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49226 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE