11-tëshja më e mirë për vitin 2023, dominon City/ Jashtë Cristiano Ronaldo, por jo Messi!

vovalbania January 09, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
11-tëshja më e mirë për vitin 2023, dominon City/ Jashtë Cristiano Ronaldo, por jo Messi!

Federata Ndërkombëtare e Historisë dhe Statistikave të Futbollit (IFFHS), publikoi 11-tëshen ideale për vitin 2023. Në këtë formacion dominojnë lojtarët e Manchester Cityt (pesë të tillë), skuadër që fitoi tre tituj sezonin e shkuar ku mes Premier League dhe FA Cup, veçohet suksesi i parë në Champions League.

Ndërkaq, në 11-tëshen e kompozuar nga IFFHS nuk ka vend për golashënuesin më të mirë të vitit 2023, Cristiano Ronaldo ndërsa nuk mungon Lionel Messi.

Në portë është përzgjedhur Ederson i Manchester Cityt, ndërsa mbrojtja me tre përbëhet nga Ruben Dias, Kim Min-Jae dhe Alphonso Davies. Në mesfushë, Bellingham, Rodri, De Bruyne dhe Lionel Messi.

Argjentinasi është vendosur në formacion edhe pse jashtë pozicionit të tij me IFFHS që ka përfshirë kështu edhe fituesin e Topit të Artë në fuqi. Ndërkohë në sulm, treshja Mbappe, Haaland dhe Harry Kane.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49630 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE