Mijëra indianë vërshojnë drejt Taj Mahal për të shënuar vdekjen e perandorit Shah Jahan!

vovalbania February 09, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Mijëra indianë vërshojnë drejt Taj Mahal për të shënuar vdekjen e perandorit Shah Jahan!

Mijëra njerëz ishin mbledhur sot në mauzoluemin monumental indian Taj Mahal për të bërë nderimet ndaj sunduesit të etnisë mugal, Shah Jahan me rastin e 369 vjetorit të vdekjes. Eventi tre-ditor bëhet në nder të udhëheqësit që besohet se ka porositur ndërtimin e strukturës që njihet si “monumenti i dashurisë” në kujtim të mbretëreshës së tij Mumtaz Mahal.

Mijëra njerëz shiheshin sot rreth strukturës së mermerit të bardhë që besohet se është kompletuar në shekullin e 16-të. Dita përkujtimore përfshin rituale të ndryshme dhe oferta për varrin e perandorit Shah Jahan.

Shah Jahan ishte sunduesi pestë mugal pas Mughal Babur, Humayun, Akbar, e Jahangir. Mauzoleumi gjendet në qendër të një toke prej 17-hektarësh ku përfshihet xhamia dhe një shtëpi pritjeje, mes kopshteve e mureve të lashta rrethuese.

Taxh Mahal u shpall trashëgimi botërore e UNESCO në 1983 si:

Një xhevahir i artit musliman në Indi dhe admirohet si një kryevepër e trashëgimisë së njerëzimit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50889 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE