83-vjeçari qëllon me armë drejt tre të rinjve në Shkodër, arrestohet pas disa orësh!

vovalbania January 09, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
83-vjeçari qëllon me armë drejt tre të rinjve në Shkodër, arrestohet pas disa orësh!

Një zhurmë poshtë banesës pas mesnate u bë shkak për të shtëna me armë zjarri mbrëmjen e të hënës në lagjen Rus në Shkodër.

Ngjarja ndodhi rreth orës 12:30, ku protagonist ishte 83-vjeçari Fasli Hyka, i cili i bezdisur nga zhurma e lokalit poshtë shtëpisë së tij zbriti me armë gjahu me vete.

Pasi debatoi me dikë hapi zjarr në drejtim të një makine të parkuar dhe më pas u ngjit lart në shtëpinë e tij.

Nga aty kundërshtoi oficerët e policisë që u njoftuan pas të shtënave. Rezistenca e 83-vjeçarit zgjati deri në orën 02:00.

Në vendngjarje mbërriti edhe djali i autorit të dyshuar, por refuzoi edhe të birin. Në këto kushte forcat e FNSH hodhën zhurmuesen dhe në pak sekonda arrestuan shtetasin Fasli Hyka, duke e finalizuar me sukses këtë operacion, i cili zgjati për afro 3 orë e gjysmë.

Të moshuarit pas arrestimit iu gjet çiftja me të cilën qëlloi në drejtim të tre të rinjve si dhe një armë tjetër automatik kallashnikov që e mbante në shtëpi të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Mësohet se çiften deri në vitin 2012 e kishte me leje ndërsa prej asaj kohe e mbante pa leje në banesë.

Fatmirësisht nga ngjarja nuk pati njerëz të lënduar. Ndërkohë mësohet se shtetasi Fasli Hyka vuan nga problemet e shëndetit mendor, ndërsa ka edhe disa sëmundje të tjera, si dhe ka humbur shikimin tek njëri sy.

Komshinjtë dhe tregtarët në Rus e njohin 83-vjeçarin si një person problematik i cili edhe herë të tjera i ka kërcënuar.

Shtetasi Fasli Hyka vuan nga problemet e shëndetit mendor ndërsa ka edhe disa sëmundje të tjera si dhe ka humbur shikimin tek njëri sy.

Tre të rinjtë u shoqëruan në polici për të dhënë një dëshmi ndërsa 83-vjeçari u arrestua.

Në këtë ngjarje morën pjesë mbi 50 forca policie ndërsa i pranishëm ishte edhe drejtori i policisë vendore të Shkodrës Edmond Sulaj, i cili drejtoi këtë operacion. Policia po heton për ta zbardhur të plotë këtë ngjarje.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48745 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE