Koreja e Jugut miraton ligjin që ndalon tregtinë e mishit të qenit!

vovalbania January 09, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Koreja e Jugut miraton ligjin që ndalon tregtinë e mishit të qenit!

Koreja e Jugut ka miratuar një ligj të ri, i cili synon që deri në vitin 2027 ta ndalojë plotësisht prerjen dhe shitjen e qenve për mishin e tyre. Ky ligj ka për qëllim t’i japë fund traditës shekullore të ngrënies së mishit të qenit. Sipas ligjit të ri, ndalohet rritja apo therja e qenve për ngrënie, njëlloj siç nuk lejohet as shpërndarja apo shitja e mishit të tyre. Kushdo që shpallet fajtor për një vepër të tillë, mund të përfundojë në burg.

Sondazhet e fundit kanë treguar se më shumë njerëz tani dëshirojnë që ai të ndalohet dhe shumica e jugkoreanëve nuk hanë më mish qeni. Megjithatë, sondazhet gjithashtu tregojnë se një në çdo tre jugkoreanë akoma e kundërshtojnë ndalimin e mishit të qenit, edhe pse nuk e hanë atë. Parlamenti jugkorean e kaloi ligjin me 208 vota pro dhe asnjë kundër. Presidenti Yoon Suk Yeol tha:

Ky ligj synon të ndihmojë në mbrojtjen e vlerave të të drejtave të kafshëve, të cilat nënkuptojnë respekt për jetën dhe një bashkëjetesë harmonike mes njerëzve dhe kafshëve. 

Numri i restoranteve që shërbejnë mish qeni në Korenë e Jugut është në rënie, pasi të rinjtë po humbasin interesin për mishin e qenit. Në Korenë e Jugut 1 deri në 1.5 milionë qen vriten për ushqim çdo vit. Përveç Koresë së Jugut, mishi i qenit konsumohet edhe në Korenë e Veriut, Kinë dhe Vietnam.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49449 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE