Shoku i Messit në Kombëtare dikur, shtrohet në spital nga overdoza e drogës! Ja për kë bëhet fjalë…

vovalbania January 09, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Shoku i Messit në Kombëtare dikur, shtrohet në spital nga overdoza e drogës! Ja për kë bëhet fjalë…

Nuk janë të pakta rastet në futboll kur lojtarët pasi tërhiqen nga sporti, krijojnë varësi nga droga apo substanca të ndryshme. Rasti më i fundit është ai i Ezekel Laveci. Ish sulmuesi është një emër i njohur, jo vetëm për Argjentinën por edhe për futbollin evropian, ku pjesën më të madhe të karrierës e ka luajtur në Serie A.

Raportimet nga Argjentina e bëjnë fakt të kryer se ish-sulmuesi i Napolit, Ezekel Laveci, është shtruar në spital si rezultat i overdozës (varësia nga droga). Aktualisht thuhet se ai është në terapi intensive në spitalin “Zabala” në Buenos Aires. Aludimet në fjalë janë mohuar në mënyrë kategorike prej djalit të Lavecit, Tomas, i cili është shprehur: “Babai im është mirë dhe po trajtohet, mos shpikni gjëra që nuk janë të vërteta. Ai nuk e teproi dhe asgjë nga ato që thonë nuk është e vërtetë. Këtë po ua them të gjithë atyre që janë të shqetësuar sinqerisht për të. Mjaft më, ndaloni së shpikur versione të rreme të asaj që ndodhi”, u shpreh Tomas Laveci. Ende nuk ka një version zyrtar për gjendjen e ish-lojtarit të përfaqësueses “albiçeleste”. 38-vjeçari i dha fund futbollit të luajtur në vitin 2020, ndërsa klubi i fundit në të cilin u aktivizua si profesionit ishte Hebei në Kinë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49133 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE