Milani do të luftojë për titull kampion, të tjera blerje në merkaton e dimrit…

vovalbania January 09, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Milani do të luftojë për titull kampion, të tjera blerje në merkaton e dimrit…

Ekipi kuq e zi, e mbylli gjysmën e sezonit të parë në vendin e tretë pas Interit dhe Juventusit. Ajo çfarë u vu re ishin dëmtimet e shumta në ekip gjatë kësaj periudhe. Madje, jo pak herë, trajneri Pioli ka përmendur dëmtimet e shumta në ekip lidhur me mungesën e rezultateve sidomos në Champions League ku Milani u eleminua që në fazën e grupeve.

Klubi kuq e zi duket se nuk do të ndalet në merkaton e dimrit dhe në listën e kuqezinjve janë edhe dy futbollistë të tjerë.Bëhet fjalë për sulmuesin e Veronës, Siril Ngonge, i cili ka shënuar 5 gola në 18 ndeshje dhe shihet si një futbollist mjaft premtues, për faktin që është vetëm 23 vjeç. Synimi tjetër është mbrojtësi italian i Torinos, Alesandro Buonxhorno. Ky i fundit po spikat me torinezët dhe ka debutuar edhe në kombëtaren italiane, teksa shumë shpejt ka përfunduar në radarët e disa klubeve të Serisë A.

Pritet për t´u parë nëse dhe kuqezinjtë e Milanit do luftojë deri në fund për garën e titullit kampion. Deri më tani duket se ekipi i Interit dhe Juventusit kanë dicka më tepër se Milani në luftën për titullin kampion, që për momentin duket sikur do të luhet vetëm mes dy ekipeve, Interit dhe Juventusit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49833 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE