Seanca historike/ Avokati i Trump: Ish-presidenti mund të ndiqet penalisht nëse…

vovalbania January 09, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Seanca historike/ Avokati i Trump: Ish-presidenti mund të ndiqet penalisht nëse…

Avokati i ish-presidentit, Donald Trump, John Sauer, tha në fund të seancës dëgjimore se një ish-president mund të ndiqet penalisht për “akte zyrtare” nëse dënohet fillimisht nga Senati gjatë procedurave të shkarkimit.

Ish-presidenti ka pohuar vazhdimisht se sfidimi i rezultatit të zgjedhjeve presidenciale binte nën detyrat e tij si president, ai nuk mund të ndiqet penalisht për asnjë akt zyrtar që ka bërë.

“Thoni se presidenti u fajësua dhe u dënua me akuzën e nxitjes së kryengritjes”, pyeti gjyqtarja Florence Pan, “atëherë qeveria mund të ngrejë një ndjekje penale për të njëjtën sjellje ose të ngjashme?”

“E saktë”, tha Sauer.

Ai shtoi se beson se ka “të gjitha llojet e doktrinave të tjera ligjore që shkelen në këtë rast”.

Disa ekspertë ligjore argumentojë se Trump po tenton që përmes apelimeve të vonojë proceset gjyqësore në pritje të zgjedhjeve presidenciale të nëntorit.

Nëse Trump rizgjidhet në Shtëpinë e Bardhë më 5 nëntor, ai mund të përdorë kompetencat e presidentit për të ndërprerë proceset gjyqësore dhe madje edhe të falë veten ndaj çdo krimi federal.

Në Apelin e Uashingtonit, çështja e imunitetit të Trump, po shqyrtohet nga tre gjyqtarë, dy të emëruar nga zoti Biden dhe një nga ish presidenti Bush. Nuk dihet se kur ata do të marrin vendim, megjithatë gjasat janë që kjo çështje të përfundojë për gjykim në Gjykatën e Lartë.

Trump ka lënë të kuptohet se do ta shfrytëzojë paraqitjen e sotme në gjykatë për të portetizuar veten si viktimë të përdorimit politik të sistemit të drejtësisë. Deri më tani nuk ka patur asnjë fakt që të tregojë ndikim të Presidentit Joe Biden në çështjen ndaj paraardhësit të tij.

Ky është një rast i paprecedentë kur një president akuzohet për përmbysje të rezultatit të zgjedhjeve dhe një terren i ri për organet gjyqësore, që duhet ti japin përgjigje pyetjeve nëse një ish president mund të hetohet për aktet e ndërmarra gjatë drejtimit të Shtëpisë së Bardhë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48804 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE